“U preka nga Unikkatili”, Cllevio me mesazh të fortë për reperin

Pasi rifitoi lirinë, reperi i njohur Cllevio ishte i ftuar në emisionin e moderatorit Meriton Mjekiqi.

Gjatë kësaj interviste, ai ka ndarë detaje rreth jetës së tij pas lirisë, rikthimit në muzikë dhe marrëdhënieve të komentuara me kolegët e skenës së repit shqiptar.

Gjatë bisedës, vëmendje mori performanca e tij e fundit, e cila u mbyll me një këngë të Unikkatilit.

I pyetur nga Meritoni për këtë zgjedhje dhe domethënien e saj, Cllevio shpjegoi filozofinë e tij për besnikërinë: “Njerëzve që i dua apo i kam dashur, mundohem t’u tregoj që jam këtu prapë për ta, edhe nëse ata nuk kanë qenë aty për mua”.

Më pas, reperi foli hapur për marrëdhënien e tij me Unikkatilin.

Cllevio tregoi se ka pasur një raport të drejtpërdrejtë me të dhe se ishte pikërisht Viktori ai që e afroi dikur te grupi.

Megjithatë, ai theksoi se kohët e fundit nuk kanë komunikuar shumë pasi “ai ka hallet e veta”, por nuk i fshehu as pakënaqësitë.

Sipas Cllevios, Unikkatili duhej ta mbështeste më shumë. “Ai duhej të ishte më përkrahës për mua sepse unë ia kam ngritur kokën.

Por, një gango ka ardhur nga Nju Jorku dhe këta nuk e mbajtën dot,” u shpreh ai, duke bërë një krahasim: “Po më përkrah Geti e s’po më përkrah Viktori”.

Në përfundim të kësaj teme, Cllevio e bëri të qartë pozicionin e tij aktual në treg dhe në raport me figurat e tjera të repit.

Ai refuzoi idenë e të qenit nën hijen e dikujt tjetër, duke dhënë një mesazh të prerë: “Unë nuk e dua refrenin.

Nuk jam gango që të varem te komandanti. Unë nuk jam ushtar, unë jam gjeneral!”/Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika