U shfaq me trupin si Ronaldo falë photoshhopit, fansat e “masakrojnë” me komente Labin

Këngëtari i njohur dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij në Instagram me disa fotografi të reja, ku shfaqet krah bashkëshortes së tij gjatë pushimeve në Ulqin.

“Familja është e shenjtë. Ulqini 2026, kujtime që mbeten përjetë,” ka shkruar ai në përshkrimin e postimit, duke theksuar rëndësinë e momentit familjar.

Megjithatë, këto fotografi nuk kanë kaluar pa reagime. Një numër i madh ndjekësish kanë shprehur dyshime mbi natyrshmërinë e pamjes së tij, duke sugjeruar se trupi i tij është modifikuar me anë të fotoshopit.

“Me AI epaska në rregullu trupin,” ka shkruar një ndjekës, duke aluduar në përdorimin e teknologjisë për të përmirësuar pamjen fizike.

Një tjetër koment ka qenë: “Ooo bablok, çfarë trupi paske bo për 3 ditë,” duke theksuar befasinë për ndryshimin e dukshëm të trupit të këngëtarit.

“Ehhh, sikur t’i kishe ato muskuj…” ka shkruar një tjetër, duke shprehur dëshpërimin për pamjen e tij të re.

“Haha, sa mirë u paske vizatu trupi,” ka qenë një koment tjetër që ka theksuar ironinë e situatës, duke sugjeruar se pamja e tij duket e modifikuar.

Me gjithë këto reagime, Labinot Rexha vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, duke provokuar diskutime të ndryshme mbi standardet e bukurisë dhe përdorimin e teknologjisë në përmirësimin e imazhit personal.

labinotrexha_

labinotrexha_

Nga Rubrika