Ueda dhe Arlindi ndajnë lajmin, po presin fëmijën e dytë

Ueda dhe Arlind Gashi, çifti i njohur nga “Love Island Albania 1”, kanë ndarë një lajm të mrekullueshëm me ndjekësit e tyre: ata do të bëhen prindër për herë të dytë!

Me një postim emocionues në Instagram, ata zbuluan se familja e tyre do të zgjerohet. Ueda shfaqet në fotografi me Arlindin dhe vajzën e tyre të vogël, Amea, e cila mbante në dorë ekon e bebit.

“Edhe një herë! Nga 3 do të bëhemi 4!”, shkruan Ueda, duke konfirmuar kështu pritjen e ëmbël që po i gëzon ata.

Çifti tashmë ka një vajzë, Amea, e cila është 2 vjeçe, dhe tani po përgatiten për të mirëpritur anëtarin e tyre të dytë.

Lajmi ka shkaktuar një valë urimesh nga miqtë, ndjekësit dhe figura të njohura, të cilët kanë mbushur komentet me mesazhe të ngrohta për çiftin.

Ueda dhe Arlindi vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes që nga eksperienca e tyre në “Love Island Albania”, dhe tani po kalojnë një kapitull të ri dhe emocionues në jetën e tyre familjare.

Urime çiftit për këtë bekim të ri dhe për ardhjen e anëtarit të katërt në familjen e tyre!

Nga Rubrika