Vajza diplomon, Afërdita një nënë tejet krenare

Ish-missi Afërdita Paqarada po përjeton një moment të paharrueshëm si nënë, teksa vajza e saj, Arba, përfundon një kapitull të rëndësishëm në jetën e saj.

Me një ceremoni diplomimi që shënon një arritje të madhe, Arba hap dyert për një të ardhme të re dhe plot mundësi.

Afërdita, e emocionuar dhe krenare, ka ndarë këtë moment të veçantë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke publikuar foto të bukura nga ceremonia.

“Arba, çika ime, jeta ime, urime diplomimi! Zemra plot duke përjetuar një nga momentet e tua më të bukura në jetë, shumë krenari, gëzime dhe shumë emocione. Krenare me ty sa s’ka më! Vazhdo t’i ndjekësh ëndrrat e tua dhe shkëlqe kudo që të çon jeta. Të dua pafund, çika ime e vogël!”

Me uniformën e diplomimit dhe një buqetë të madhe lulesh në duar, Arba dhe Afërdita duken të lumtura dhe të lidhura më shumë se kurrë.

Postimi i Afërditës ka marrë një reagim të jashtëzakonshëm, me qindra pëlqime dhe urime nga miq, ndjekës dhe figura publike që e kanë mbështetur këtë moment të veçantë.

Ky është një moment që do të mbetet në kujtesën e tyre përjetësisht, dhe ne gjithashtu i dërgojmë urimet tona më të mira për Arbën!

Nga Rubrika