Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt merr hapin e madh – kërkon ta largojë mbiemrin “Pitt”

Vivienne, vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, ka ndërmarrë një tjetër hap zyrtar drejt largimit të mbiemrit të babait të saj.

17-vjeçarja ka publikuar një njoftim ligjor në “Los Angeles Daily Journal”, duke bërë të ditur synimin e saj për të ndryshuar zyrtarisht emrin.

Sipas dokumenteve të raportuara nga PEOPLE, ajo dëshiron që emri i saj të ndryshojë nga Vivienne Marcheline Jolie-Pitt në Vivienne Marcheline Jolie.

Publikimi i njoftimit është pjesë e procedurës ligjore që duhet ndjekur përpara se gjykata të marrë vendimin përfundimtar.

Një seancë gjyqësore për kërkesën e Vivienne është caktuar për 2 nëntor.

Ajo nuk është fëmija i vetëm i ish-çiftit që ka ndërmarrë hapa të ngjashëm. Maddox dhe Zahara gjithashtu kanë kërkuar të heqin “Pitt” nga mbiemrat e tyre.

Tema ka shkaktuar reagim jashtëzakonisht të madh: artikulli kishte arritur 571 komente, duke qenë aktualisht artikulli më i komentuar në PEOPLE.

Burimi:
PEOPLE – Vivienne kërkon ndryshimin e mbiemrit

Nga Rubrika