Aktorja e njohur Arjola Demiri ka emocionuar ndjekësit me urimin e veçantë për vajzën e saj, Helgën, e cila ka festuar 19-vjetorin e lindjes.
Në fotografitë e publikuara, Helga shfaqet elegante dhe plot hijeshi, duke marrë menjëherë vëmendjen me bukurinë e saj natyrale dhe ngjashmërinë e madhe me të ëmën.
Krahas imazheve, Arjola i dedikoi vajzës fjalë prekëse: “19 vite, nana jote. Helga ime, jam e bekuar që të kam bijë.
Çdo grua do të ishte me fat të të kishte fëmijë, por Zoti më zgjodhi mua të jem nëna jote.”
Urimi i aktores u prit me shumë komente pozitive, teksa ndjekësit nuk kursyen komplimentet për Helgën, të cilën e cilësuan një yll të vërtetë.



