Vanesa ngre akuza të rënda ndaj Zhakut: “Kjo nuk është mirë, i ka…”

Hyrja e Inida Gjatës “Zhakut” në “Ferma VIP” padyshim që i ka trazuar ujërat dhe e ka vendosur atë në qendër të vëmendjes së të gjithë shtëpisë.

Por, ndërsa disa e shohin si një karakter krejtësisht të lirë dhe pa komplekse, të tjerë brenda formatit po nisin të shqetësohen realisht për sjelljet e saj gjithnjë e më të pazakonta.

Së fundmi, ka qenë Vanesa ajo që ka shprehur hapur dyshime serioze rreth gjendjes së Zhakut dhe logjikës së veprimeve të saj.

Gjatë një bisede të qetë me Indritin, Vanesa nuk i ka kursyer komentet e forta, duke e cilësuar sjelljen e saj si jo normale.

“Kjo [Zhaku] nuk është mirë. I ka lëshuar pëllumbat,” – u shpreh ajo, duke përdorur këtë shprehje të njohur për të nënkuptuar se sipas saj, Zhaku ka humbur kontrollin e plotë mbi veprimet e veta brenda lojës.

Ky reagim i Vanesës nuk vjen pa një kontekst. Deklarata pason një sërë debatesh të ashpra dhe veprimesh të çuditshme nga ana e Zhakut ditët e fundit.

Pika kulminante që duket se i ka lënë pa fjalë banorët ishte situata e shumëpërfolur, ku Zhaku u shfaq duke u endur e pashqetësuar nëpër ambientet e fermës e veshur vetëm me të brendshme për orë të tëra.

Ajo që i ka bërë edhe më shumë përshtypje Vanesës dhe të tjerëve ishte kokëfortësia e saj.

Pavarësisht sugjerimeve dhe vështrimeve të habitura, Zhaku refuzoi të ndërrohej.

Ajo i mbajti të njëjtat rroba banje veshur deri në orët e vona të mbrëmjes, duke u mjaftuar thjesht duke hedhur diçka tjetër sipër tyre kur u ftoh koha.

Nga Rubrika