Web Analytics
E premte, 26 Shtator, 2025
17.2 C
Pristina

Vdekja e vëllait të Gjestit, G-Bani merr një vendim të rëndësishëm pas tragjedisë

Ngjarja e rëndë që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Qungur të Pejës, ku pas një aksidenti me motor katër rrotësh humbi jetën vëllai i fituesit të “Big Brother Vip Albania”, Gjesti, ka prekur thellë jo vetëm familjen e tij, por edhe shumë prej personazheve të njohur publikë.

Mes tyre është edhe ish-banori i “Big Brother VIP 4” dhe reperi i njohur G-Bani, i cili ka reaguar menjëherë pas marrjes së lajmit tragjik. Përmes një video-mesazhi në InstaStory, ai jo vetëm që i shprehu ngushëllimet më të sinqerta Gjestit dhe familjes së tij, por gjithashtu bëri të ditur një vendim të rëndësishëm: të shtyjë publikimin e këngës së tij të re, e cila ishte planifikuar të dilte së shpejti në bashkëpunim me këngëtaren Vesa Smolica.

“Ky është gjesti më i vogël që mund të bëj në respekt të dhimbjes së Gjestit dhe familjes së tij,” – u shpreh G-Bani në reagimin e tij, duke treguar solidaritet dhe humanizëm në një moment kaq të rëndë.

Vendimi i reperit është pritur me shumë komente pozitive në rrjete sociale, ku ndjekësit e kanë vlerësuar lart këtë veprim si një shenjë respekti dhe mirësie. Shumë prej tyre theksuan se muzika mund të presë, por dhimbja e një humbjeje të tillë kërkon vëmendjen dhe mbështetjen e të gjithëve.

Ky gjest i G-Banit është një dëshmi se në botën e artit dhe showbiz-it, përtej konkurrencës dhe skenës, ekziston edhe një lidhje njerëzore e fortë që bashkon artistët në momentet më të vështira.

Shiko videon:

PROMO

Nga Rubrika