Vdes në QKUK Ardita Gashi e dyshuara për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës

Ka vdekur edhe Ardita Gashi, 31-vjeçarja e dyshuar për vrasjen e dyfishtë në fshatin Majac të Pocujevës.

“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, i tha televizionit T7 zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Më herët sot u konfirmua se edhe gruaja tjetër që gjithashtu ishte plagosur, kishte vdekur në QKUK si pasojë e plagëve të marra.

Në vendin e ngjarjes, mbrëmë vdiq edhe Ilaz Brahimi.

Nga Rubrika