Kënga “Si Ai” nga reperja shqiptare Tayna po përjeton një sukses të jashtëzakonshëm, pasi është ri-publikuar në platformat digjitale si YouTube dhe Spotify.
Pasi u fshi nga ish-menaxheri i saj, kënga u rikthye me shpejtësi në rrjet, duke mbledhur qindra mijëra shikime brenda pak orësh.
Ky hit ka fituar popullaritet të madh veçanërisht në TikTok, ku sekuencat e saj u bënë virale, dhe tani, rikthimi i këngës po ngjall shumë interes nga fansat e Taynës dhe më gjerë.
Suksesi i këngës ka marrë edhe një hov më të madh kur blogerja e njohur Kylie Jenner postoi një video të sajën të shoqëruar nga kjo këngë, gjë që ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare.
Shiko videon: