Web Analytics

Vesa Luma pozon me bekini nga pushimet verore në Zelandë të Re: Na erdh dita edhe neve

Botuar nga: InfoKosova

Këngëtarja e njohur shqiptare, Vesa Luma, tashmë prej disa vitesh është shpërngulur dhe jeton në Zelandë të Re, së bashku me bashkëshortin e saj, Big Basta, dhe djalin e tyre Lianin, familja kanë gjetur paqen dhe një jetë më të mirë në kontienntin oqeanik.

Teksa rëndom në hemisferën tjetër të globit temperaturat janë në minus, në vendin e largët të Zelandës së Re, aktualisht është verë.

Këngëtarja nga Prishtina e cila është mjaft aktive në Instagram, ka ndarë me ndjekësit e saj së fundmi një fotografi në bekini, ku shfaqet duke shijuar kohën me diell, ajo ka pozuar me bekini ngjyrë rozë, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

“Na erdh dita edhe neve”, shkroi këngëtarja e hitit “Jemi dhe s’jemi” në mbishkrimin e këtyre fotografive.

Vesa përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, njashtu si edhe bashkëshorti i saj reper.

Shiko foton:

Të FUNDIT