Reperi i njohur Big Basta ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u shpallur fitues i edicionit të dytë të reality show-t “Ferma VIP” dhe duke rrëmbyer çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Pas javësh të tëra gare, përballjesh dhe sfidash intensive, publiku ka marrë një vendim të rëndësishëm për të dhënë fitoren artistit të njohur, emri i vërtetë i të cilit është Gerald Xhari.
Kjo ngjarje ka ngjallur emocione të shumta te fansat dhe ndjekësit e tij, të cilët e kanë mbështetur gjatë gjithë rrugëtimit të tij në këtë format televiziv.”

Menjëherë pas shpalljes së fituesit, bashkëshortja e tij, këngëtarja e njohur Vesa Luma, ka dalë në rrjetet sociale për të shprehur kënaqësinë dhe krenarinë për arritjet e tij.
Ajo e vlerëson fitoren si diçka më shumë se një çmim monetar; sipas saj, ajo përfaqëson atë që Big Basta ka bërë si njeri dhe artist.
“Fitoi qytetaria. Kjo është më shumë se fitore, më shumë se vlerë monetare. Fitoi qytetaria, durimi, qetësia, argumenti, inteligjenca. Të gjitha në një. Nuk fitoi Big Basta, fitoi Gerald Xhari që më ka bërë gruan më krenare në botë. Të dua shumë”, – shkruan Vesa Luma, duke shprehur publikisht dashurinë dhe admirim për partnerin e saj, dhe duke e vendosur në një dritë të re suksesin e tij.’
