Web Analytics
E martë, 6 Janar, 2026
7.2 C
Pristina

Vesa publikon fotot e rralla kur ishte shtatzënë, e lumtur krah Mirlind Dakut dhe familjarëve

Vesa Vllasaliu ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram, duke organizuar një baby shower plot emocion dhe ngjyra rozë.

Ky postim është bërë menjëherë virale, duke tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar që ndjek çdo hap të saj.

Vesa, e njohur për pjesëmarrjen e saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Kosova, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes për sharmin dhe stilin unik që e karakterizon. Në postimin e fundit, ajo ka zgjedhur të ndajë me fansat momentin kur pristeardhjen e një vogëlusheje në jetën e saj.

Përmes një dekori ngazëllyes me tollumbaca dhe një ambient të ngrohtë, Vesa ka krijuar një atmosferë plot dashuri dhe pritje. Shumë ndjekës u emocionuan nga ky moment dhe lëshuan komente të ngrohta dhe mbështetëse .

Mesazhi i saj, “BabyShower -09.11.2025 “, tregon se ajo i ka realizuar keto foto kohe me pare kur nuk deshironte te postonte per shtatzenine.

Ndersa, tashme qe e ka lindur beben, ajo ka vendosur qe te ndaj keto foto me publikun.

Ajo dhe Mirlind Daku jane bere prinder te nje vajze, duke befasuar gjithe publikun,/InfoKosova/

Shiko fotot:

Image

Nga Rubrika