Vesa Vllasalihu shfaqet pas lindjes, pamja e saj befason të gjithë

Influencerja e njohur Vesa Vllasiu ka arritur të kapë vëmendjen e të gjithëve me transformimin e saj pas lindjes.

Pas lidhjes me futbollistin e njohur të Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku, Vesa ka qenë në qendër të mediave rozë, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe ndjekësve të saj.

E vetëdijshme për rëndësinë e imazhit në këtë industri, ajo ka shfrytëzuar rrjetet sociale për të ndarë momentet e saj më të bukura dhe për të treguar përkushtimin e saj ndaj vetes.

Vetëm disa muaj pas lindjes, Vesa ka bërë një rikthim të fuqishëm, duke u kujdesur për linjat e saj trupore dhe duke u angazhuar në një rutinë të shëndetshme.

Fotografitë e saj të fundit tregojnë një Vesa të stilizuar, e veshur me një fustan elegant dhe të gjatë, që thekson format e saj.

Me këtë transformim, ajo jo vetëm që tregon se është një nënë e përkushtuar, por gjithashtu se është një grua që di të kujdeset për veten dhe të ndjekë pasionet e saj.

Vesa Vllasiu vazhdon të frymëzojë shumë gra, duke treguar se pas çdo sfide, ka një mundësi për të shkëlqyer dhe për t’u rikthyer më të fortë se kurrë.

Nga Rubrika