Dyshja Klodi dhe Londrimi kanë nxitur shpesh aludime të shumta në rrjet për afrimitetin mes tyre.
Që prej nisjes së këtij edicioni, dyshja është parë shpesh duke qëndruar bashkë dhe duke u veçuar nga pjesa tjetër e grupit, gjë që ka ngjallur vazhdimisht kuriozitetin e publikut për natyrën e marrëdhënies së tyre miqësore apo më tej.
Së fundmi, teksa ndodheshin në oborr, Klodi ka bërë një veprim që ka tërhequr vëmendjen, duke e kapur Londrimin nga faqet dhe duke e afruar drejt buzëve, në një moment që krijoi përshtypjen se do të finalizohej me një puthje.
Videoja e këtij çasti është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku ndjekësit po komentojnë gjerësisht lojën dhe afrimitetin mes dy djemve, ndonëse veprimi mbeti vetëm në kuadrin e një tentative apo shakaje të momentit.