Web Analytics
E shtunë, 22 Qershor, 2024
30.7 C
Pristina

Video rrëqethëse nga debati i çiftit pak ditë para tragjedisë

40-vjeçarja Enkelejda Danaj u vra me thikë nga burri i saj, Eduart Danaj, mëngjesin e sotëm në Athinë, teksa po shkonte në punë.

Mediat në Greqi raportuan më herët se Enkelejda Danaj e kishte denoncuar tre herë në polici bashkëshortin për dhunë në famlije.

Top Channel ka siguruar një video, të një debati të ashpër që çifti ka patur me njëri-tjetrin më 7 maj ditën kur Enkelejda e ka denoncuar në polici bashkëshortin për herë të fundit.

Që prej asaj dite, çifti, prindër të dy fëmijëve, jetonin në dy shtëpi të ndryshme por larg njëri-tjetrit.

Ndërkohë që Eduart Danaj është arrestuar nga policia mesditën e sotme pak orë pas ngjarjes që tronditi Shqipërinë e Greqinë.

Shiko videon:

Nga rubrika