Modelja shqiptare Vildane Zeneli vazhdon të jetë një nga figurat më të komentuara në rrjetet sociale, falë paraqitjeve të saj që rrallëherë kalojnë pa vëmendje.
Bukuroshja, e cila prej vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet shumë aktive në Instagram, ku ndan vazhdimisht momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj.
Së fundmi, Vildanja ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me disa fotografi të publikuara nga pushimet, ku shfaqet me bikini dhe në super formë fizike.
Pamjet kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente në pak kohë, ndërsa fansat nuk kanë kursyer komplimentet për dukjen dhe stilin e saj.
Me postimet që shpesh bëhen virale, Vildane Zeneli vazhdon të mbetet një nga modelet shqiptare më të ndjekura në rrjetet sociale, duke zgjuar interes të madh me çdo paraqitje të re.
Fotografitë e fundit nuk bënë përjashtim, duke e rikthyer sërish në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe publikut.



