Më në fund konfirmohet romanca e re e lindur jashtë shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ish-banorët e këtij edicioni, Aurora Rrusta dhe Kushtrim Kelani, kanë vendosur të mos fshihen më dhe kanë ndarë me ndjekësit imazhin e tyre të parë së bashku si çift.
Konfirmimi vjen vetëm pak javë pasi “Prive BY Liberta Spahiu” publikoi një video ekskluzive të dyshes duke u puthur në një nga klubet e natës, xhirime këto që zbuluan raportin e tyre.
Në imazhin nga postimi i tyre i fundit në Instagram, dyshja shfaqet në një përqafim mjaft intim dhe romantik gjatë orëve të vona të natës.
Aurora, e veshur me një fustan elegant me shpinë të hapur, dhe Kushtrimi, i kombinuar në të zeza, duken më të afërt se kurrë. Postimi është bërë natën e sotme, pikërisht pas eventit të Londrimit për EP-në, ku dyshja ishin të pranishëm së bashku.
Përhajër ju qoftë lidhja! /Prive By Liberta Spahiu
