Vjen lajmi i ëmbël nga çifti i njohur, së shpejti prindër për herë të parë

Modelja e famshme e “Victoria’s Secret”, Barbara Palvin, dhe aktori i njohur Dylan Sprouse, kanë ndarë me botën lajmin e mrekullueshëm: ata po presin fëmijën e tyre të parë.

Në njoftimin zyrtar, fansat u prekën nga një detaj mjaft i këndshëm: “Një Sprouse i ri po regjistrohet në hotelin Tipton”.

Ky është një homazh për rolin ikonik të Dylan në serialin e fëmijërisë sonë, “The Suite Life of Zack & Cody”.

Në foton e publikuar, Barbara duket rrezatuese e veshur me një fustan të kaltër, ndërsa barku i saj i rrumbullakosur tregon se pritja po i afrohet fundit.

Reagimet e fansave kanë qenë të shumta, ku shumë prej tyre kanë vënë në dukje ndryshimin e Dylan.

Pas një incidenti të fundit ku çiftit iu tentua t’u thyhej shtëpia, ndjekësit vlerësuan instinktin mbrojtës të aktorit.

“Nuk është çudi që ai u tregua aq i vendosur; ai po mbron familjen e tij,” shkruante një prej komentuesve, duke e cilësuar Dylanin si prototipin e bashkëshortit dhe babait të përkushtuar.

Çifti, i cili u martua në një ceremoni përrallore në Hungari gjatë vitit 2023, po përjeton momentet më të bukura të romancës së tyre

. Ky fëmijë vjen si një bekim për dyshen që ka fituar zemrat e publikut me thjeshtësinë dhe kiminë e tyre të veçantë.

Tani, e gjithë vëmendja është te ardhja në jetë e pjesëtarit më të ri të familjes Sprouse./Prive By Liberta Spahiu

Nga Rubrika