Për herë të parë, pas zhurmës së bujshme nëpër rrjet se pse vëllezërit Donald dhe Romeo Veshaj nuk reagojnë në lidhje me situatën e krijuar për projektin që pritet të zhvillohen në Zvërnec, dyshja ka reaguar duke zbuluar qëndrimin e tyre.
Me binde të plotë se investimi do të jetë në të mirën e Vlorës, vëllezërit Veshaj shprehen se vlonjatët e duan investimin, ndërsa shtojnë se nuk ka pse të flitet në Tiranë në emër të banorëve të Zvërnecit që haptazi janë pro investimit.
Pas disa ditësh që qytetarët ngritën pikëpyetjet e tyre se pse Donald dhe Romeo Veshja qëndrojnë “në hije” për investimet amerikane, vëllezërit e njohur të showbizit shqiptar kanë realizuar një bisedë me disa vlonjatë të njohur, të cilët kanë shprehur mendimin e tyre në lidhje me projektin që ngriti në këmbë një Shqipëri të tërë.
“Dua që zëri i vlonjatëve të dëgjohet sepse më është dukur sikur jemi anashkaluar, flitet në emër të Vlorës, përdoren këngë polifonike e vlonjatin nuk e ka dëgjuar njeri” tha Donaldi pasi dëgjoi mendimet e vlonjatëve në emsionin “Më lër të mbaroj”.


