Vjosa Pllana futet në det me fustan, provokon ndjeksit me format trupore

Vjosa Pllana ka arritur sërish të marrë vëmendjen e ndjekësve të saj në rrjetet sociale me paraqitjen e fundit pranë detit.

E veshur me një fustan të bardhë, mjaft elegant dhe veror, ajo vendosi të futet në ujë, duke krijuar një pamje që nuk kaloi pa u komentuar nga fansat e saj, shkruan InfoKosova.

Kombinimi i peizazhit bregdetar me paraqitjen plot stil të Vjosës bëri që fotografitë të marrin menjëherë reagime të shumta.

Ajo që ra më shumë në sy ishin format e saj trupore, të cilat u theksuan edhe më shumë nga fustani i lagur dhe lëvizjet spontane në det. Me poza plot vetëbesim dhe elegancë, Vjosa dëshmoi edhe një herë pse vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në rrjet.

Ndjekësit nuk kursyen komplimentet për dukjen e saj, ndërsa postimi u shpërnda me shpejtësi në profile të ndryshme në rrjetet sociale.

Vjosa vazhdon të jetë aktive me postime nga përditshmëria dhe pushimet e saj, duke tërhequr gjithmonë vëmendje me stilin dhe paraqitjet plot hijeshi./InfoKosova/

Nga Rubrika