Web Analytics

Vodhën në një objekt banesor në Ferizaj, Policia arrestoi tre të dyshuar

Botuar nga: InfoKosova

Policia e Kosovës pas një pune hetimore nga njësia e hetimeve ka identifikuar dhe arrestuar tre të dyshuar të cilët dyshohet se kanë kryer vjedhje në një objekt banesor.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 31.01.2024 në rrugën “Reçaku”, në Ferizaj.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Të FUNDIT