Kosova rrezikon të humbasë rreth 60 milionë euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, nëse deri më 30 qershor nuk arrin t’i zbatojë reformat e kërkuara.
Ngërçi politik dhe mungesa e institucioneve funksionale kanë bllokuar miratimin e ligjeve të nevojshme, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se humbja e këtyre fondeve do të ishte goditje për ekonominë e vendit.
Në rast të mosrealizimit të reformave të tjera deri në fund të vitit, Kosova rrezikon të humbasë edhe mbi 165 milionë euro shtesë nga fondet e BE-së.
Kosova rrezikon t’i humbasë rreth 60 milionë euro në fund të këtij muaji nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian.
Vendi nuk ka arritur deri më tani t`i zbatojë 13 hapat e parë reformues, derisa më 30 qershor është afati i fundit për ta bërë këtë.
Qeveritarët fajin ia patën lënë mungesës së institucioneve funksionale.
Për t`i zbatuar reformat e nevojshme, përfaqësuesit e popullit do të duhej t`i miratonin në kohë disa ligje, por ngërçi politik e ka ngadalësuar dhe bllokuar miratimin e tyre.
Humbja e milionave të BE-së vlerësohet si goditje për ekonominë.
11 hapat e parë reformues të cilët Kosova duhet t’i zbatojë deri më 30 qershor kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, qeverisjen, zhvillimin ekonomik, tranzicionin e gjelbër dhe digjital.
Në dhjetor të këtij viti është afati i fundit për 27 reforma të tjera, moszbatimi i të cilave do t’ia humbasë vendit mbi 165 milionë euro të tjera.
Deri në fund të 2027-s, BE ka paraparë mbi 880 milionë euro grante dhe kredi për Kosovën , në rast se zbatohen kushtet e vendosura nga ajo./RTK