Web Analytics

VV prishi koalicionin me PDK-në në Gjilan, Haziri: LDK do të jetë opozitë agresive

Nga: InfoKosova

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas prishjes së koalicionit qeverisës mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike në Gjilan, duke thënë se ka qenë e pritshme.

Në një reagim të bërë në Facebook, Haziri ka deklaruar se LDK-ja do të jetë “opozitë agresive e këtij pushteti që projektet e Gjilanit po i konsideron si të huaja!”.

“Zhvillimet në Komunën e Gjilanit kanë qenë të befasishme, por gjithashtu edhe të pritshme nga ana jonë.

Kjo për shkak se koalicioni i ndërtuar VV-PDK në Gjilan, nuk ishte ndërtuar në bazë të një programi për Gjilanin e zhvilluar, por për interesa personale e partiake”, ka shkruar ai.

Më tej, ish-kryetari i Gjilanit ka thënë se dalja e PDK-së nga koalicioni dhe deklaratat e tyre pas daljes nga ky koalicion, tregojnë se mundësia për të bashkëpunuar me të parin e ekzekutivit për të mirën e përbashkët publike, ka qenë minimale apo s’ka ekzistuar fare.

“Edhe njëherë para jush, konfirmoj qëndrimin e LDK-së se jemi opozitarë deri në fund të këtij mandati, duke mos shprehur gatishmërinë për bashkëqeverisje me partinë në pushtet.

LDK do të jetë opozitë agresive e këtij pushteti që projektet tona po i konsideron si të huaja”.

“14 këshilltarët tanë pasqyrojnë shumicën e qytetarëve në Kuvendin Komunal, dhe presim që ky besim qytetar të respektohet nga Kryesuesi i Kuvendit, duke liruar pozitën e të parit të Kuvendit që me legjitimitet i takon Lidhjes Demokratike të Kosovës”, është shprehur Haziri.

Në të kundërtën, ai ka thënë se LDK-ja gjatë javës së ardhshme do të fillojë me procedurat e nevojshme për marrjen e mandatit që i takon, në koordinim me partnerët opozitarë dhe partinë e sapo dal në opozitë.

“Gatishmëria jonë për të kontribuar në një bashkëpunim që do të sillte politika të mira e zhvillimore për komunën nuk ka munguar asnjëherë, por gjithmonë në bazë të parimeve të demokracisë, ligjshmërisë dhe politikave të duhura për qytetarët”, ka përfunduar ai.

RRJETET SOCIALE

630,393FansaPëlqeje
28,011NdjekësitNdjek
992NdjekësitNdjek
404AbonentëAbonohu

Të FUNDIT

0AbonentëAbonohu

Të FUNDIT