William Walker, diplomati amerikan në pension, ka shprehur shqetësim të thellë për verdiktin e fundit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të kobshëm për Kosovën.
Në një intervistë për Klan Kosova, Walker theksoi se ky vendim e ka prekur shumë, duke shprehur keqardhje për situatën aktuale.
Ai ngriti një pyetje të rëndësishme për Bashkimin Evropian, duke kërkuar të dijë se ku ishin ata para fillimit të luftës, kur serbët ushtrojnë trajtime të tmerrshme ndaj kosovarëve.
“Dua të pyes Bashkimin Evropian, ku ishit para se lufta të niste kur serbët i keqtrajtuan në format më mizore kosovarët. Përpos deklaratave, asgjë më serioze. Ju desh NATO-s, Albrightit e Clarkut që të angazhohen seriozisht. Kishte dhunime, trajtime mizore,” tha Walker.
Ai shprehu shqetësim se përpjekjet për të gjykuar liderët e UÇK-së nga gjyqtarë dhe avokatë që nuk kanë njohuri për Kosovën janë të papranueshme.
Walker e përshkroi këtë vendim si një ditë të rëndë për Kosovën, duke theksuar se e ndjen veten të mërzitur nga ky rezultat.
Ai theksoi se ky vendim do të ketë pasoja të rënda për mënyrën se si ndërkombëtarët do ta shohin Kosovën në të ardhmen.
Walker përfundoi duke shprehur shpresën se do të ketë një rishikim të situatës dhe një qasje më të drejtë ndaj historisë dhe realitetit të Kosovës.