Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Xheneta Fetahu, ka ndarë me ndjekësit e saj një moment të veçantë, duke zbuluar një nga arritjet më të rëndësishme personale të kohëve të fundit.
Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Xheneta ka bërë të ditur se ka realizuar një prej dëshirave të saj më të mëdha, duke blerë veturën që prej kohësh e konsideronte si makinën e ëndrrave.
Në pamjet e publikuara, ajo shfaqet e buzëqeshur dhe mjaft elegante pranë një veture luksoze të tipit Range Rover me ngjyrë të zezë, e dekoruar me një fjongo të madhe të bardhë.

Lumturinë për këtë arritje, Xheneta e shprehu edhe përmes mbishkrimit që shoqëronte videon.
“Kur blen makinën tënde të ëndrrave”, shkroi ajo krahas publikimit që mori menjëherë vëmendjen e ndjekësve.
Postimi u mbush me urime dhe komente pozitive nga fansat, por edhe nga miqtë e saj të njohur nga BBVK, përfshirë Iliriana Sadriu, Adri Rogaqi dhe Vesa Vllasaliu, të cilët e përgëzuan për suksesin e saj.
Blerja e veturës së re vjen si një tjetër moment i rëndësishëm në jetën e Xhenetës, e cila vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale dhe të ndjeket nga një numër i madh fansash edhe pas përfundimit të eksperiencës në Big Brother VIP Kosova.
View this post on Instagram

