Web Analytics

Xhensila Myrtezaj “kunj” për Besin: “E di o shpirt që të kam mërzit”

Ndarja e çiftit të njohur, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, është prej kohësh në qendër të vëmendjes.

Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë me dije detaje të tjera nga padia e këngëtares, e cila jo vetëm kërkon që divorci të kryhet pa faj, por gjithashtu kërkon lënie për edukim dhe rritje të fëmijëve si edhe pension ushqimor prej 150 mijë lekë të vjetra për dy të miturit.

Pas ndarjes të dy kanë publikuar këngë të reja, të cilat janë marrë si dedikim për njëri-tjetrin e duket se nuk mbaron me kaq.

Pas zhurmës së madhe mediatike dhe problemeve gjyqësore që kanë pasur me divorcin e tyre, Xhensila ka vazhduar të punojë për projekte të reja muzikore.

Vetëm pak më parë këngëtarja ka publikuar pak nga kënga e saj e re, e cila nga teksti i këngës duket se i dedikohet një historie dashurie që ka përfunduar në ndarje, e cila është marrë përsëri nga ndjekësit si dedikim për Bes Kallakun.

“Ti mos më kërko, të të them lamtumirë, e di o shpirt që të kam mërzit, e di shumë mirë.”

Shiko videon:

Nga rubrika