Xhensila Seferi, modelja e famshme shqiptare që ka bërë emër në Itali, ka ndarë një pamje mbresëlënëse në profilin e saj në Instagram. E shtrirë me stilin më sensual mbi një makinë ngjyrë rozë, Xhensila shfaqet mahnitëse në një fustan të ngushtë, që i përqafon perfekt format trupore.
Poza e saj me shikim të drejtuar nga kamera thekson tiparet dhe elegancën natyrale, ndërsa ngjyra e fustanit dhe makinë harmonizohen në një kombinim perfekt të pastelave.
Veshja e saj i nxjerr në pah dekoltenë dhe i jep një ton të ri sensualitetit që rrezaton veçanërisht në këtë foto. Kjo paraqitje e guximshme është një tjetër dëshmi e aftësisë së Xhensilës për të tërhequr vëmendjen dhe për të impresionuar audiencën.
Në caption-in që shoqëron imazhin, ajo shkruan: “Different is not just better; it’s majestic 💖🦢”, duke theksuar kështu sigurinë e saj dhe stilin e veçantë që e dallon nga të tjerët.
Kjo paraqitje e fundit ka marrë shumë komente pozitive nga fansat dhe ndjekësit e saj, të cilët nuk ngurrojnë të shprehin admirimin për modelen që vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në skenën ndërkombëtare të modës.
Xhensila, me linjat e saj të përsosura dhe pozat të mirë-menduara, nuk është vetëm një modele, por edhe një ikonë e stilit që duket se do të vazhdojë të shkëlqejë në çdo hap të karrierës së saj. /InfoKosova/
