Xhuli ndan momente të veçanta nga baby shower-i, dedikim prekës për nënën

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura, ka ndarë me ndjekësit disa fotografi nga baby shower-i i saj, ku në qendër të vëmendjes ishte edhe nëna e saj.

Në një nga fotografitë, ajo shfaqet e buzëqeshur pranë nënës, ndërsa postimin e ka shoqëruar me një dedikim të shkurtër, por plot domethënie.

“Emri ma i bukur n’botë: Nana” ka shkruar ajo.

Postimi është mirëpritur nga ndjekësit, të cilët kanë uruar Xhulin për pritjen e ëmbël dhe kanë vlerësuar raportin e ngushtë që ajo ka me nënën e saj./indeksonline

Nga Rubrika