E martë, 6 Maj, 2025
15.2 C
Pristina

Xuxi zbardh arsyet e vërteta të hyrjes në BBVK

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

I ftuar në emisionin “410” në Tëvë 1, Naim Bunjaku – i njohur për publikun si Xuxi – ka ndarë me sinqeritet eksperiencën e tij në Big Brother VIP Kosova, duke zbuluar arsyet e tij personale që e shtynë të bëhej pjesë e këtij formati të njohur.

Xuxi theksoi se motivimi kryesor për hyrjen e tij në BBVK nuk ishte fama, por nevoja financiare që e shtynte të përfitojë nga çmimi i madh i programit.

“Kur kam hyrë, kam thënë që unë kam hy këtu jo për t’u bërë i famshëm, por për ta fitu çmimin për shkak të nevojës së financave. Dhe dyqind mijë euro për tre muaj, është problem për ta fitu, por është një mundësi që nuk mund të përjashtohet,” u shpreh ai me sinqeritet.

Me kalimin e kohës brenda shtëpisë së Big Brother VIP, ai kuptoi se fama e tij kishte evoluar. “I njohur tashmë në publik, ky format ndryshoi mënyrën se si më perceptonin njerëzit, veçanërisht të rinjtë.

Fëmijët nga pesë-gjashtë vjeç e deri në moshën 25-28 vjeçare më njohin dhe përshëndesin. Ky target përfaqëson një pjesë të madhe të popullsisë tonë, që është e re në moshë,” tha ai.

Reagimet ndaj deklaratave të Xuxit kanë qenë të larmishme në rrjetet sociale. Shumë ndjekës e kanë vlerësuar atë për sinqeritetin dhe guximin e tij për të folur hapur për sfidat ekonomike që has në jetën e tij, siç e shpjegoi vetë ai, ishin arsyeja kryesore që e shtyn për t’u bashkuar me BBVK.

Këto komente nga Xuxi ofruan një këndvështrim të ri mbi arsyet e pjesëmarrjes në reality-show. Ai preku realitetin e shumë njerëzve që, pas kamerave dhe skenës, përballen çdo ditë me sfida të ndryshme ekonomike dhe të jetës.

PROMO

Nga Rubrika