Yll Limani dhe Sara Kolami: A po lind një histori dashurie?

Yll Limani, emri i njohur i muzikës, ka kapur sërish vëmendjen e publikut, por këtë herë për një çështje më personale se sa për këngët e tij.

Një sërë postimesh në rrjetet sociale kanë ngritur dyshime se këngëtari mund të jetë në një lidhje të re dashurie, duke i lënë fansat në pritje për më shumë detaje.

Spekulimet janë intensifikuar rreth Sara Kolamit, ish-banorja e njohur e “Big Brother VIP Kosova”. Disa fotografi dhe postime të dy personazheve kanë nxitur aludime për një lidhje të mundshme, duke sugjeruar se ata ndajnë të njëjtat vende dhe momente.

Një nga detajet më interesante është lidhur me restorantin “Luciano’s”. Një postim i Sarës tregon emrin e këtij restoranti në pjatë, ndërsa Ylli ka ndarë më parë pamje nga një ambient me të njëjtin emër, duke rritur dyshimet për një takim të mundshëm mes tyre.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen është vendndodhja e postuar nga Ylli, Porto Cervo në Costa Smeralda të Sardenjës. Ky detaj, së bashku me informacionet e tjera, ka bërë që fansat të spekulojnë se dyshja mund të kenë kaluar kohë së bashku në këtë destinacion të njohur.

Për momentin, gjithçka është në kuadrin e spekulimeve, të nxitura nga postimet e tyre në Instagram. Vetëm protagonistët mund të sqarojnë nëse kjo është një rastësi apo një romancë që po zhvillohet larg syve të publikut.

Nga Rubrika