E premte, 13 Qershor, 2025
25.8 C
Pristina

Zbulohen detaje të reja rreth vdekjes së 34-vjeçares dhe djalit të saj

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të martën në mbrëmje në lagjen Lachine të Montrealit, Kanada, ku një nënë 34-vjeçare nga Deçani dhe djali i saj 3-vjeçar kanë humbur jetën tragjikisht në një pishinë private.

Viktimat janë identifikuar si Elzina Halit Ramosaj dhe djali i saj i vogël, Eloni.

Lajmi e konfirmuar vet kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Sipas informacioneve fillestare, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinën e shtëpisë ku jetonte familja. E ëma ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht të dy kanë humbur jetën.

Autoritetet kanadeze kanë konfirmuar vdekjen e nënës dhe fëmijës në vendin e ngjarjes.

Tragjedia ka tronditur jo vetëm komunitetin shqiptar në Kanada, por edhe qytetin e Deçanit.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë ka me i mungu buzëqeshja e mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!”, ka shkruar Ramosaj.

PROMO

Nga Rubrika