Web Analytics
E mërkurë, 26 Nëntor, 2025
10.3 C
Pristina

Zbulohet arsyeja e vdekjes së Shpat Kasapit

Ka vdekur këngëtari shqiptar Shpat Kasapi, një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

Shpat Kasapi ka pësuar një sulm në zemër ku kete e kane konfirmuar edhe familjaret, duke lënë pas një boshllëk të madh në zemrat e adhuruesve të tij.

Vdekja e tij ndodhi në moshën 40-vjeçare, një moshë ende e re për një artist që kishte shumë për të dhënë. Shpat Kasapi ishte një figurë e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar.

Artistët shpesh përballen me sfida të mëdha, por Kasapi arriti të bëhet një nga yjet më të njohura të muzikës shqiptare, duke filluar karrierën e tij në fillim të viteve 2000.

Një nga këngët e tij më të njohura, “Valle kosovare”, vazhdon të jetë një hit në dasma dhe festa, duke e bërë atë një emër të njohur në çdo shtëpi shqiptare. Këngët e tij si “A më do?” dhe “Dashni pa limit” janë bërë himne të dashurisë.

Kryetari i Çairit, Izet Mexhiti, e përshkroi vdekjen e Kasapit si një humbje të madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e vlerësuan artin e tij. Ai theksoi se muzika e tij do të mbetet një vlerë e çmuar për brezat që vijnë.

“Shpati la pas një trashëgimi të çmuar artistike dhe kujtime që do të mbeten gjatë në zemrat e publikut. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Kasapi dhe gjithë komunitetit artistik,” shkroi Mexhiti në Facebook.

Me kalimin e kohës, kujtimi i Shpat Kasapit do të jetojë nëpërmjet muzikës së tij, e cila do të vazhdojë të prekë zemrat e shumë njerëzve. Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij, dhe u prehtë në paqe.

Nga Rubrika