Një lajm gëzues ka mbërthyer botën e showbiz-it: Luizi dhe Kiarajanë në prag të prindërimit për herë të parë.
Moderatorja e njohur është në ditët e fundit të shtatzënisë, duke shkaktuar një valë emocionesh të mëdha te fansat e tyre.
Ditën e djeshme, çifti ka përgatitur së bashku valixhen e maternitetit, duke shprehur gatishmërinë për ardhjen e bebes së tyre.
Emri për të cilin është folur shumë në rrjetet sociale, ka shkaktuar edhe më tepër kuriozitet.
Kiara ka zbuluar zyrtarisht vetëm shkronjën e parë të emrit, të cilën e ka përshtatur me emrin e babait të voglës, Luizi.
Në rrjet, emri “Luna” është bërë shumë i diskutuar, sidomos pas disa ndërthurjeve të ndryshme simbolike. Kiara u shfaq me një varëse me simbolin e hënës pas një interviste me Bora Zemanin, dhe emri “Luna” gjithashtu shfaqet në videoklipin e fundit të Luizit në këngën “Kce”.
Ky spekulim për emrin e vogël të priturit ka frymëzuar fansat të krijojnë një këngë dhuratë për çiftin, e cila tashmë ka marrë emrin “Luna”, shkaktuar një valë entuziazmi dhe padurimi për të parë momentin kur çifti do të bëhet prindër për herë të parë.