Ndërsa Dua Lipa vazhdon të dominojë skenat më të mëdha botërore, edhe vëllai i saj, Gjin Lipa, po ndërton me hapa të sigurt emrin e tij në industrinë e muzikës.
Si DJ dhe producent, ai prej kohësh është aktiv në skenën elektronike, ndërsa këtë verë ishte pjesë edhe e line-up-it të Sunny Hill Festival 2026, ku performoi para publikut në Prishtinë.
Por përtej karrierës, duket se edhe jeta private e Gjinit po ecën po aq bukur.
Prej më shumë se një viti, ai është në një lidhje dashurie me Ella Hamilton Brown, një bukuroshe që tërheq vëmendje edhe në rrjetet sociale me paraqitjet e saj elegante dhe stilin modern.
Dyshja nuk e kanë fshehur romancën, madje në disa raste janë shfaqur bashkë edhe në postimet e njëri-tjetrit, duke lënë të kuptohet se lidhja e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze.
Nuk dihet me siguri nëse Ella e ka shoqëruar Gjinin gjatë qëndrimit të tij në Prishtinë për Sunny Hill Festival, pasi ajo nuk ka publikuar përmbajtje që ta konfirmojë një gjë të tillë. Megjithatë, marrëdhënia e tyre vazhdon të zgjojë interes, sidomos tani që Gjini po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje edhe si artist.
Me Dua Lipën që është një superyll botëror dhe Gjinin që po ndërton rrugën e tij në muzikë, duket se familja Lipa ka edhe një emër tjetër që po tërheq vëmendjen… e bashkë me të, edhe “kunata” e famshme e ardhshme e këngëtares. /Prive By Liberta Spahiu