Nuk qëndroi shumë gjatë në BBVK 3, por me aq orë prezencë, Atilla Kardesh ishte një ndër emrat më të bujshëm të këtij edicioni.
Marrëdhënia e tij me Drenusha Latifin, bashkë prindërimi, mbeten ndër temat më të komentuara të kësaj kohe.
Pas një periudhe të gjatë të spekulimeve dhe thashethemeve, Atilla ka vendosur të flasë hapur rreth jetës së tij personale. Ai njëherazi jep dritë mbi marrëdhënien e tij me Drenushën dhe fëmijët e tyre, duke shpjeguar dinamikat e prindërimit që po ndjekin pas ndarjes.
Atilla erdhi në “Prive”, ku ndau disa detaje të pathëna rreth raportit të tij me Drenushën, duke theksuar se komunikimi i tyre mbetet i fortë, sidomos për hir të fëmijëve. Ai u shpreh se është e rëndësishme që ata të kenë përshtypje të mira dhe të ndihen të sigurt në këtë situatë të re.
Një nga momentet më të bujshme të intervistës ishte kur Atilla ftoi publikun që të reflektonte mbi rëndësinë e bashkëprindërimit. Ai theksoi se, pavarësisht ndarjes, ai dhe Drenusha janë përkushtuar t’i ofrojnë fëmijëve të tyre një ambient të dashur dhe të mbështetur.
Por, Atilla nuk e la me kaq! Gjatë intervistës, ai përmendi ish-të dashurën e tij, Xhenetën, dhe ndau disa mendime rreth marrëdhënies së tyre. Ai u shpreh për ndjenjat që ka pasur dhe për mënyrën se si ato kanë ndikuar në jetën e tij.
Gjithashtu, ai pati dy fjalë për thashethemet e romancës së tij të re. Atilla konfirmoi se ka njohur një person të ri dhe ka filluar një tjetër kapitull në jetën e tij. Ky informacion ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave që dëshirojnë të dinë më shumë për partneren e tij të re.
“Iku një kapitull, por po filloj një tjetër,” tha ai, duke lënë të kuptohet se është i gatshëm për t’u angazhuar përsëri në dashuri. Atilla njoftoi se është i lumtur dhe se partnerja e tij e re është mbështetje e madhe në këtë fazë të jetës.
Ndiqni intervistën e tij më poshtë!