Sot, familja e çiftit të njohur Vesa Vllasaliu dhe futbollistit Mirlind Daku po përjeton momente të veçanta gëzimi.
Ata janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Miresa.
Emri i vajzës duket se kombinon elemente nga emrat e të dy prindërve: “Mir” nga Mirlind dhe “Esa”, supozohet, nga Vesa.
Çifti, duket i lumtur dhe i emocionuar me ardhjen e fëmijës së tyre dhe epitetin e ri në familje.