Kur bëhet fjalë për kënaqësinë dhe intimitetin, nuk ekziston një formulë universale.
E dimë që stimulimi i klitorit, vaginës apo penisit nuk janë mënyrat e vetme për të arritur një orgazëm emocionues, por çfarë tjetër mund të zgjojë dëshirën?
Redaktorja e seksit Sydney Cox, në everygirl.com, shkruan për ato pjesë të trupit që zakonisht i neglizhojmë, por që mund të na dhurojnë ndjesi të reja dhe përjetime të thella erotike.
Një eksplorim i tillë mund të hapë dyer të reja në jetën tuaj intime.
Pjesa e brendshme e kyçit të dorës është një zonë e ndjeshme për shkak të lëkurës së hollë dhe numrit të madh të mbaresave nervore.
Aty ndjejmë rrahjet e zemrës, një detaj i vogël që mund ta kthejë një prekje të thjeshtë në një përvojë tepër intime.
Shumica prej nesh nuk jemi mësuar të prekem aty, prandaj çdo kontakt befasues mund të jetë veçanërisht ngacmues.
Provojeni ta përkëdhelni me gishta pjesën e brendshme të kyçit të dorës së partnerit, ose t’i jepni puthje të lehta që rrëshqasin nga majat e gishtave poshtë.
Kjo mund të krijojë një ndjenjë të re afërsie dhe intimiteti që do t’ju befasojë.
Pëllëmbët dhe majat e gishtave janë gjithashtu një nga pjesët më të ndjeshme të trupit. Duart janë të mbushura me mbaresa nervore që na lidhin me botën përreth.
Mendoni për këtë ndjeshmëri dhe përkthejeni atë në një përvojë intime, duke e shfrytëzuar atë për të rritur tensionin dhe dëshirën.
Lëreni dorën e partnerit të rrëshqasë mbi tuajën, ndiqni vijat e pëllëmbës së tij me gishtin tregues, ose thithni butësisht gishtat ndërsa ruani kontaktin me sy.
Kjo mund të sjellë një ndjesi të thellë dhe emocionuese që do t’ju mbajë të lidhur me njëri-tjetrin.
Kofshët janë një zonë shpesh e harruar, por e mbushur me ndjeshmëri. Ato janë shumë afër organeve gjenitale dhe përmbajnë qindra mbaresa nervore, ndaj çdo prekje aty mund të shkaktojë një valë kënaqësie.
Puthje të lehta, përkëdhelje apo kafshime të buta mund të rrisin tensionin dhe dëshirën shumë më tepër sesa një prekje e drejtpërdrejtë.
Veshët, me rreth 25,000 mbaresa nervore, janë një nga zonat më të ndjeshme të trupit. Mjafton një pëshpëritje e butë, një frymëmarrje e ngrohtë ose një fjalë e thënë në mënyrë intime për të shkaktuar një shpërthim kënaqësie.
Pëshpëritjet erotike mund të rrisin ndjenjën e afërsisë, duke e bërë përvojën tuaj më të thellë dhe më emocionuese.
Kërthiza dhe barku janë gjithashtu zona të nënvlerësuara, por me potencial të madh erotik.
Kërthiza ndan të njëjtin lloj indi me organet gjenitale, prandaj çdo prekje aty mund të shkaktojë ndjesi që përhapen më poshtë në mënyrë të këndshme dhe ngacmuese.
Mos kini frikë të eksperimentoni, ndonjëherë, tingulli i frymës suaj është më joshës se çdo fjalë.
