Zbuloni vajzën misterioze që ka fituar zemrën e Bejtës nga Big Brother

Kush është vajza që ka arritur të fitojë zemrën e Bejtës, banorit të njohur të Big Brother VIP Kosova? Kjo është një pyetje që ka ngjallur shumë kureshtje dhe interes tek ndjekësit e këtij reality show.

Që nga momenti i hyrjes së tij në shtëpinë më të famshme të vendit, Bejta ka bërë të qartë se ai është i angazhuar me një lidhje jashtë, duke u distancuar nga mundësitë e romancave brenda shtëpisë. Ai ka theksuar se e dashura e tij e pret me padurim jashtë.

Prive By LS kishte sjellë më herët pamje të çiftit gjatë verës, por sot kemi zbuluar detaje ekskluzive që hedhin dritë mbi vajzën misterioze që e ka fituar zemrën Bejtës!

Burimet tona të besueshme zbulojnë se emri i saj është Tina dhe ajo jeton në diasporë, duke e bërë lidhjen e tyre edhe më interesante.

Sipas të njëjtave burime, Bejta dhe Tina janë në një lidhje të qëndrueshme prej më shumë se dy vitesh dhe duket se janë të lumtur së bashku, pavarësisht distancës që i ndan.

Prive By LS ka siguruar ekskluzivisht një fotografi të çiftit, e cila është shkrepur në Aeroportin e Prishtinës, duke treguar momentet e tyre të lumtura së bashku.

Me kalimin e kohës, mbetet të shihet nëse Tina do të bëhet pjesë e ndonjë surprize për Bejtën gjatë qëndrimit të tij në Big Brother, duke e bërë këtë histori edhe më emocionuese.

Nga Rubrika