Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” ka sjellë një situatë të tensionuar, ku zgjedhja e Mirit si lider i shtëpisë ka shkaktuar një valë diskutimesh dhe spekulimesh.
Me këtë rol të ri, Miri ka fituar fuqinë për të dërguar disa nga banorët në nominim, një privilegj që gjithmonë sjell tension dhe drama në shtëpi.
Ai ka vendosur që të dërgojë në televotim emra të njohur si Brikena, Selin, Mateo dhe DJ Gimbo, duke i dhënë kështu mundësi publikut të vendosë për fatin e tyre.
Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve është një detaj i pazakontë që ka ngritur dyshime mbi transparencën e produksionit të spektaklit.
Një postim në TikTok, i publikuar para fillimit të Prime-it të djeshëm, ka parashikuar saktësisht këtë lëvizje, duke shtuar më shumë mister rreth skenarëve të mundshëm të shfaqjes.
Postimi viral sugjeron se, pavarësisht tensioneve të krijuara nga televotimi, nuk do të ketë asnjë eliminim përfundimtar këtë javë, duke lënë publikun të habitur.
Teoria e postimit tregon se i eliminuari do të jetë ose Gimbo ose Brikena, por ata që do të lënë shtëpinë do të kenë mundësinë të rikthehen në lojë përmes “biletës së fatit”.
Me këtë skenar intriguese, rrjeti është në zjarr, duke pritur me padurim të shohë nëse këto parashikime do të realizohen në spektaklin e radhës, duke shtuar më shumë tension dhe emocion në këtë edicion të Big Brother-it.
