Alice Maselli, ish-partnerja e Klodit nga “Big Brother VIP Kosova 4”, ka bërë bujë në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje me partnerin e saj të ri në TikTok.
Ky publikim ka shkaktuar reagime të shumta nga ndjekësit, ku një prej tyre e kritikoi për dashurinë e saj të re, duke e akuzuar se ishte tepër e shpejtë në këtë vendim.
Alice nuk e ka lënë pa përgjigje këtë kritikë, duke shfrytëzuar mundësinë për të sqaruar situatën me një mesazh të gjatë dhe të sinqertë. Ajo theksoi se kanë kaluar disa muaj që nga ndarja e saj e mëparshme dhe se ndjenjat nuk mund të kontrollohen.
Edhe pse nuk e përmendi emrin e Klodit, reagimi i saj ishte i qartë dhe lidhej me historinë e tyre të kaluar, duke lënë të kuptohet se ndjenjat e saj janë të vërteta.
Alice shprehu se ka vendosur të ruajë dinjitetin dhe heshtjen, duke thënë: “Kam shmangur gjithmonë të flas, por të kesh forcën për të ecur përpara pa e baltosur askënd është një arritje e madhe.”
Ajo u bëri thirrje ndjekësve të shmangin spekulimet dhe gjykimet, duke theksuar se nuk është ajo personi që duhet të kritikojnë, dhe kërkoi që të respektohet jeta e saj.
“Më lini të jetoj jetën time në paqe”, tha ajo, duke shprehur dëshirën për të qenë e lirë nga komentet e padobishme.
Kjo nuk është hera e parë që Alice reagon ndaj ndjekësve, pasi javë më parë ajo kishte kërkuar që të ndaloheshin dërgimet e fotove të Klodit dhe Elijonës, duke e quajtur situatën të padurueshme.
