Një event për fillimin e vitit shkollor në Georgia mori një kthesë të papritur kur mbi 100 mësues u ngritën dhe u larguan në mes të fjalimit të drejtuesit të distriktit.
Superintendenti Chris Ragsdale kishte nisur të fliste për tema të zakonshme shkollore.
Por më pas fjalimi kaloi te tema politike dhe ndalimi i librave.
Një pjesë e mësuesve vendosën të dilnin nga salla.
Situata u bë edhe më e tensionuar kur disa prej tyre u thirrën më pas në takime dhe u pyetën pse ishin larguar dhe kush u kishte dhënë “leje”.
Mësuesit reaguan në internet me humor dhe ironi, duke përdorur pikërisht terminologjinë burokratike që zakonisht përdoret ndaj nxënësve.
Burimi: Upworthy – 100 mësues largohen nga fjalimi