E premte, 15 Nëntor, 2024
1.3 C
Pristina

20 orë në garë, shikoni se kush i ka rezistuar deri tani sfidës së Vëllait të Madh

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Një ditë më parë, Vëllai i Madh u dha banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një sfidë të re.

Përmes një zarfi të bardhë, banorët u lajmëruan se do të bënin lojën e rezistencës.

Ai/ajo që reziston më gjatë duke mbajtur dritën ndezur, do të shpërblehet me 3 mijë euro.

“Banorë, një nga lojërat më të diskutuara vitin që shkoi ka qenë loja e rezistencës me butona. Ju duhet të mbani butonin shtypur në mënyrë që drita të qëndrojë gjatë gjithë kohës e ndezur.

Nëse hiqni dorën nga butoni, dritat do të fiket dhe ju do të skualifikoheni. Minimumi i qëndrimit është 4 orë nga të gjithë. Banori që qëndron më gjatë, do të përfitojë 3 mijë euro”.

Ndërkohë 3 janë banorët që ende e vazhdojnë lojën.

Fationi, Arta dhe Vesa kanë mbi 20 orë që kanë rezistuar, duke thyer kështu edhe rekordin që u vendos vitin e kaluar, mbi 14 orë.

Nga Rubrika