Web Analytics
E enjte, 9 Tetor, 2025
11.9 C
Pristina

4 shenjat e horoskopit që bien lehtë në lidhje toksike!

Disa njerëz kanë aftësinë të shohin sinjalet paralajmëruese që të tjerët i injorojnë.

Por katër shenja të horoskopit, edhe pse me intuitë të fortë, shpesh nuk i dëgjojnë instinktet e tyre kur janë të dashuruar. Ata futen thellë në ndjenja, mbyllin sytë para të metave të partnerit dhe në fund… vuajnë.

Luani ka besimin se mund ta “shpëtojë” njeriun që dashuron. Ai mendon se dashuria e tij ka fuqinë të ndryshojë karakterin e dikujt, por harrojnë se njerëzit rrallë ndryshojnë për hir të dikujt tjetër. Duke mbyllur sytë ndaj sjelljeve të gabuara, përfundon në marrëdhënie ku humb vetveten.

Gaforrja jep gjithçka sapo ndjen siguri. Por kjo bujari emocionale e bën shpesh të anashkalojë shenjat që tregojnë se partneri nuk është i duhuri. Në fund, kur ndjen boshllëkun dhe mungesën e reciprocitetit, është tepër vonë.

Peshorja, në emër të harmonisë, toleron më shumë sesa duhet. Bën kompromis pas kompromisi, duke besuar se partneri do ndryshojë. Por kur realiteti bëhet i pamohueshëm, tashmë është shumë e zhytur për të dalë pa u lënduar.

Peshqit, romantikë dhe ëndërrimtarë, idealizojnë çdo lidhje. Ata e shohin partnerin si “të përsosur” dhe injorojnë problemet, derisa përballen me një realitet të dhimbshëm.

Dashuria është e bukur, por këto katër shenja duhet të mësojnë ta duan edhe veten po aq sa të tjerët.

PROMO

Nga Rubrika