54-vjet diferencë në moshë, Al Pacino befason me të dashurën

Al Pacino (86) dhe Noor Alfallah (32) pozuan së bashku në sfilatën e modës të Dior në Los Angeles.

Marrëdhënia e tyre, ka intriguar publikun për shkak të diferencës së madhe në moshë, por tani dukeshin të relaksuar në eventin që mblodhi shumë fytyra të famshme në Muzeun e Artit të Qarkut të Los Angeles.

Kjo është një tjetër dalje e tyre së bashku. Në qershor të vitit 2023, ata mirëpritën djalin e tyre Romano Pacino.

Edhe pse jetojnë në adresa të ndryshme, fituesi i çmimit “Oscar” është i përfshirë aktivisht në jetën e Romanos dhe po e rrisin atë së bashku.

Çifti u lidh për herë të parë në prill të vitit 2022, por pas lindjes së djalit të tyre, ata njoftuan se do të mbeteshin vetëm miq.

Megjithatë, spekulimet rreth një romance të mundshme të ringjallur janë shtuar pasi ata janë parë shpesh së bashku në publik gjatë muajve të fundit. Në shkurt, ata morën pjesë në një festë private në restorantin Funke, ku iu bashkuan Leonardo DiCaprio, Sacha Baron Cohen dhe Kevin Costner./Indeksonline/

Nga Rubrika