Në komunën e Prishtinës janë numëruar tashmë 60% e votave me postë.
Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kandidati i VV-së për kryetar, Hajrulla Çeku, udhëheq në votat e diasporës me 54.88%.
Megjithatë, në rezultatet e përgjithshme, kryeson Rama, i cili ka një avantazh prej 634 votash mbi Çekun.