E shtunë, 21 Shtator, 2024
18.7 C
Pristina

Pas ndarjes nga Ledri, Sara Hoxha merr këtë vendim të rëndësishëm

Sara Hoxha ka bërë të ditur se do të zhvendoset në Tiranë së bashku me vajzën e saj, Poin, pas ndarjes nga reperi Ledri Vula.

Ajo ndau me ndjekësit e saj disa pamje nga shtëpia e re, duke treguar se procesi i rregullimit të banesës është në përfundim.

Në një postim në rrjetet sociale, Sara shkroi: “Dita e djeshme ishte shumë emocionuese.

Unë dhe Poi shkuam të shikonim shtëpinë tonë të re që së shpejti do të jetë gati.”

Ndërkohë, Ledri është në një lidhje të re me këngëtaren Rina Zaiti, një fakt që doli në publik përmes fotove të paparacëve.

Megjithëse ai nuk ka folur publikisht për ndarjen apo lidhjen e re, Sara ka vazhduar përpara me planet e saj për jetën e re në kryeqytet.

Shiko foton:

Nga Rubrika