Komunat e Kosovës kanë nisur aplikimin e pagesave për përdorimin e hapësirave publike të destinuara për parkimin e veturave.
Kjo rregullore është zbatuar edhe nga Komuna e Vushtrrisë, e cila kishte miratuar Rregulloren për menaxhimin e parkingjeve publike.
Megjithatë, jo të gjithë qytetarët duket se janë ‘dakord’ të paguajnë këtë lloj takse.
Një qytetar i Vushtrrisë ka publikuar një foto në Facebook ku shihet se një qytetar ka hequr ‘felnen’ së bashku me bllokuesin e vendosur nga kompania që mirëmbajnë parkingjet.
Ai ka vendosur gomën rezervë të veturës për t’i shpëtuar gjobës.
Pas këtij veprimi, janë vërshuar komente nga qytetarët në rrjetet sociale.
Shiko foton: