E mërkurë, 25 Shtator, 2024
20 C
Pristina

Përplasjet në BBV, ja si janë sot raportet mes Françeskës dhe Eglës

Françeska Murati, ish-banore e “Big Brother VIP”, ka treguar gjatë një intervistë në “Wake Up” se marrëdhënia e saj me Egla Cenon ka evoluar ndjeshëm pas përfundimit të reality show-t.

Edhe pse dy ish-banoret patën përplasje të forta gjatë formatit, sot ato kanë një miqësi të mirë.

Françeska ka theksuar se, pavarësisht tensioneve brenda shtëpisë së “Big Brother”, situatat që ndodhin atje mbeten atje. Në jetën reale, ajo dhe Egla kanë një marrëdhënie shumë më të qetë dhe të afërt, aq sa Egla konsumon kafe edhe me nënën e Françeskës.

Ajo po ashtu ka theksuar se nuk mban mëri me ish-banorët, dhe se ka ditur të dallojë midis situatave brenda formatit dhe jetës reale, ku marrëdhëniet janë ndryshe.

“Unë nuk është se kam dalë nga shtëpia dhe nuk kam shoqëri me njeri.

Unë jam zënë, jam shplarë, jam larë me Eglën, më ka shtyrë për në pishinë, jemi bërë nuk e di dhe tani jemi shoqe, del e pi kafe me nënën time sepse në fund të ditës kemi ditur të dallojmë faktin që çfarë ka ndodhur aty brenda mbetet aty brenda.

Ishin situatat në Big, jemi në jetën reale dhe ajo në jetën reale nuk është ashtu me mua. Në jetën reale është tjetër Egla dhe unë mbase jam tjetër Françeska.

Ka ardhur te ditëlindja e Charlie, jemi kënaqur, është shumë e sjellshme.

Nuk kam asnjë hatërmbetje me njerëzit nga Big, mbase kanë ata me mua se kanë ngelur aty brenda, le të rrinë.

Në momentin që dola nga shtëpia, dola edhe mendërisht”.

Nga Rubrika