E shtunë, 28 Shtator, 2024
12.3 C
Pristina

Mot me diell dhe vranësira të pakta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht në relievin malor.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-12gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-3 m/s.

IHK njofton se kushtet agrometeorologjike vazhdojnë të mbeten të mira për shkak të reshjeve të mjaftueshme të shiut që u regjistruan në ditët e fundit dhe këto kushte të mira meteorologjike e favorizojnë bujkun që mbjelljet e kulturave bujqësore në muajin e ardhshëm t’i kryejnë me sukses. /Telegrafi/

Nga Rubrika